Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Zelensky paralajmëron: Nëse vijon të bllokohet eksporti, 60 milionë tonë drithë do të mbeten stok

Shkruar nga Newsbomb
Zelensky paralajmëron: Nëse vijon të bllokohet eksporti, 60

President ukrainas Volodomyr Zelensky ka paralajmëruar se afro 60 milionë tonë drithë mund të bllokohen në Ukrainë, deri në vjeshtë nëse vendi i tij vazhdon të përballet me eksporte të bllokuara.

Këtë deklaratë ai e bëri ditën e sotme gjatë një konference për shtyp.

 “E dini, 22 milionë tonë janë bllokuar tani. Ne gjithashtu presim rreth 60 milionë tonë në vjeshtë. Atëherë do të jemi në një situatë vërtet të vështirë, shumë të vështirë”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se po punonte me Kombet e Bashkuara, në përpjekje për të hapur një korridor të sigurt që do të lejonte Ukrainën të eksportonte grurë nga portet e saj përmes Detit të Zi. 

“Ne jemi të interesuar për këtë si eksportues. Ne jemi të interesuar për këtë, që fermerët tanë të vazhdojnë të punojnë për vitin e ardhshëm, për të korrat e ardhshme. Për ta bërë këtë, ne duhet të eksportojmë gjithë këtë drithë - elb, grurë, misër, etj”,shtoi Zelensky.

Sondazh

Poll