Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se vend i tij do të bojkotojë Lojërat Olimpike Paris 2024 nëse atletët rusë do të bëhën pjesë eventit sportiv.
Ai është shprehur se të pranosh Rusinë në Lojërat Olimpike 2024 është si ti thuash “po” agresionit të cilin po e shfaq kundër Ukrainës. Zelensky ka thënë se këtë çëshje e ka biseduar me presidentin e Francës Emmanuel Macron.
“Moska nuk duhet të pranohet në Lojërat Olimpike 2024 vetëm për propagandë”, është shprehur ai.
“Rusia nuk duhet të lejohet jo vetëm këtu por edhe në kompeticionet e tjera. Putin dëshiron që lufta të lodhë forcat tona ushtarake. Kështu që ne duhet të përshpejtojmë kompeticionet dhe të hapim mundësitë e reja për Ukrainën”, shtoi Zelensky.
Ndërkohë Komiteti i Lojërave Olimpike ka thënë se atletët e Rusisë dhe Bjellorusisë mund të garojnë si neutralë, si atletë pa përfaqësur nje flamur të caktuar, që në këtë rast është flamuri i Rusisë.