Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
44 %
5.7kmh
0 %
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Zelensky në Samitin Politik Evropian: Duhet ta pranojmë, Rusia është vend që s’dëshiron paqe! Më furnizoni me armë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka mbajtur fjalën e tij në samitin e parë të Komunitetit të ri Politik Evropian.

Përmes një videomesazhi, Zelensky foli mbi sulmet ruse në ndërtesat e banimit në qytetin jugor Zaporizhzhia që u bënë në orët e para të mëngjesit sot.

“Pas sulmit të parë raketor sot, kur njerëzit erdhën për të pastruar mbetjet, Rusia nisi një sulm të dytë raketor”, tha Zelensky.

Ai tha në samit se Ukraina nuk e ka dëshiruar kurrë luftën, ndërsa theksoi se Evropa është në një “pozicion strategjik” për t’i dhënë fund konfliktit.

“Duhet të pranojmë të dukshmen, jemi të detyruar të merremi me një shtet që nuk dëshiron paqe. I cili i përgjigjet të gjitha propozimeve për paqe të vërtetë me sulme raketore, provokim të krizave artificiale dhe tallje”, tha Zelensky.

Gjithashtu Zelenskiy u bëri thirrje kryeqyteteve perëndimore që të furnizojnë ushtrinë e tij me më shumë armë “për të ndëshkuar agresorin”.

Më shumë


spot_img









spot_img