Hapësire reklamuese

Rajoni

Zelensky fton Abazoviç në Kiev, kryeministri i Malit të Zi shpreson ta shoqërojnë edhe liderat e tjerë të Ballkanit Perëndimor

Shkruar nga Newsbomb
Zelensky fton Abazoviç në Kiev, kryeministri i Malit të Zi

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të vizitojnë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, me ftesë të presidentit Volodomyr Zelensky.

Lajmi bëhet me dije nga zyra e kabinetit kryeministror në Malin e Zi, pas konfirmimit të pranimit të ftesës për Dritan Abazoviç.

Në një bisedë telefonike disa ditë më parë, Zelensky e ftoi Abazoviç të vizitojë Kievin.

“Siç është lajmëruar, Kryeministri Abazoviç do të nisë idenë e një vizite të përbashkët me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht të vendeve të NATO-s në rajon, në mënyrë që të dërgohet mesazh më i fortë dhe unik e mbështetës nga Ballkani Perëndimor për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha zyra e kabenitet të Dritan Abazoviç, raportuan mediat malazeze.

Abazoviç i shprehu mbështetje të plotë Zelensky-t kundër agresionit rus, dhe i theksoi se që nga fillimi, Mali i Zi e ka dënuar atë dhe është shprehur haptazi për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

“Ne shpresojmë që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat për BE, dhe Mali i Zi si lider në procesin e negociatave, është gati të ofrojë asistencën e nevojshme të ekspertizës dhe politikës”, ka thënë Abazoviç.

Ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi kryeministrin Abazoviç për mbështetjen e deritanishme të Malit të Zi ndaj Ukrainës, qëndrimin e saj parimor ndaj BE-së dhe marrëdhëniet e saj me Kombet e Bashkuara.

“Duke e njohur kryeministrin Abazoviç me situatën aktuale në Ukrainë, ai shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e marrëdhënieve personale. Në këtë kuptim, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dërgoi një ftesë kryeministrit të Malit të Zi, Abazoviç, që të vizitojë sa më shpejt kryeqytetin Kiev”, thuhet në deklaratë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu