Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zelensky falenderon Ramën dhe Abazoviç: Nuk jemi rivalë, të integrohemi në BE në mënyrë të barabartë

Shkruar nga Newsbomb
Zelensky falenderon Ramën dhe Abazoviç: Nuk jemi rivalë,

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  gjatë konferencës ka falenderuar kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç për mbështetjen që i kanë ofruar Ukrainës.

Zelensky ndër të tjera tha se vendet në fjalë mbështesin anëtarësimin në BE të Ukrainës, teksa tha se nuk janë rivalë në këtë rrugë.

 “Ky takim është një dëshmi e mbështetjes për Ukrainën nga ana e kryeministrave për integritetin dhe sovranitetin dhe për mbështetjen për kauzën tonë për anëtarësimin në BE.

Vendet tona nuk janë rivalë në këtë rrugëtim, duhet të bëhemi pjesë e BE-së në mënyrë të barabartë. Të nderuarit kryeministra vizituan zonat e çliruara të Kievit për të parë pasojat nga agresioni rus. Paketa e shtatë e sanksioneve duhet të jetë përgjigje strategjike ndaj agresionit rus dhe të forcojë unitetin e kontinentit. Na duhet të heqim ndasitë.

Dhe sanksionet kundër federatës ruse. Duhet të jetë mjaftë e prekshme duhet të jetë më e fuqishme ndaj 6 paketat paraardhësi”, tha Zelensky.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll