Gazetari nga Kosova, Milaim Zeka, në një shkrim të shkurtër shpjegon arsyet pse e merr seriozisht ish-kryeministrin Sali Berisha, që sipas tij “është i zhytur deri në fyt në krim” dhe “nuk po i han as për qeveri as për media”.
Ja çfarë shkruan Zeka:
Pse e marrë tepër seriozisht Sali Berishën
Sali Berishën, mesiguri që jam nga të parët që e kam njohur në Tiranë, madje para krijimit të Partisë Demokratike. Në vitin 1992, bashkë me gazetarin Arber Vllahiun, dhe babain e tijë të ndjerë, Azemin, shkuam në banesën e tijë, dy dhoma dhe një kuzhinë. Po shkoja ta bëja intervistë për llogari të mediave suedeze.
Pas asaj intervsite, duke e parë se çfarë idesh fashiste kishte, kurr nuk jam takuar me të, deri para një viti, ku zhvillova një intervistë të shkurtër, lidhur me figurën e Hasan Prishtinës.
Mirëpo, pavarësisht qëndrimit tim ndaj Sali Berishës, ai njeri, kur e shoh se si ju hudhet Edi Ramës, Sajmir Tahirit, dhe krejtë qeverisë të Edi Ramës, kur e shoh se si luan... me "ajkën" e gazeterave të Shqipërisë, me bënë të dyshoj se ky njeri, duke e njohur se është manjak i dosjeve dhe përgjimeve, ka fakte për të gjithë. Ka aqë shumë faktë, saqë palla nuk po i han as për qeveri, as për media.
Berisha po ju thotë publikisht: Unë i zhytur në krim deri në fyt, po ju edhe mbi kokë. Prandaj po vazhdon ky njeri, me ba rrotë gjithë Shqipërinë...
Prandaj unë e marrë shumë seriozisht këtë njeri, bashkë me "informatorin e tijeë dixhital"...