Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zef Mazi jep lajmin e mirë: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet, presim të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare, ja kur përmbyllet procesi i integrimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

468343e8c1634095ba118baf92fc1eb7

Kryenegociatori i Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, Zef Mazi, deklaroi mbrëmjen e sotme se Shqipëria ka plotësuar 4 kushtet dhe 11 kërkesat që i janë kërkuar.

Sipas tij, tashmë hapi i radhës është Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

Nuk dua të flas në emër të unionit, roli i negociatorit është mbi strukturat dhe rolet e partive. Unë kam takuar presidentin që kur kam ardhur në punë, ai ka shprehur interes dhe gatishmërinë që të më ndihmojë. Por jo të ndërhyjë në pozicionin që kam, që e shoh mbi strukturat partiake sepse i tillë është. Motivacioni është që vendi të hyjë në union. Janë katër kushte që janë plotësuar dhe 11 kërkesa që janë plotësuar. Kushtet kanë qenë katër për të kryer para hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare, këto katër janë: kodi elektoral, zgjedhor, funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese dhe e katërta ngritja e institucioneve në luftën ndaj korrupsionit. Këto kushte janë plotësuar nga vendi ynë. Në të tëra këto ka rezultate konkrete. Po ju them se janë rreth 20 komisionarë që janë në procedurë penale për zgjedhjet e 2017-ën. Është një prokuror që është në ndjekje, ka shifra. Që nga fillimi i SPAK-ut, kjo strukturë ka 15 prokurorë në hetim, është funksionale. Byroja Kombëtare për hetimin po ashtu është funksionale. Procesi i VETING-ut kërkon pak kohë, janë të lidhura të gjitha elementët dhe rezultatet janë”, u shpreh Zef Mazi.

Për sa i përket përmbylljes së procesit të integrimit, Mazi u shpreh se ky proces mund të përmbyllet në vitet 2027-2028.

“Qëndron i palëkundur vizioni i BE-së për zgjerim. Jemi afruar gjithmonë e më shumë me BE-në. Raporti i fundit për Shqipërinë është më pozitivi ndonjëherë. Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara pzotivë për integrimin e vendit.

Janë 34 kapituj për t’u hapur dhe duan vite, e ata çdo kapitull do konsensusin e shteteve pjesëtarë në union. Disa kapituj do të ecin shumë shpejt. Nëse procesi mbështetet nga politika, OJQ, shoqëria civile, akademikët dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm, unë besoj se nuk do ta kapërcej vitin 2027 – 2018 deri në integrimin në BE”, tha Mazi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img