Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Zef Deda ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, reagon Luiz Ejlli

Shkruar nga Newsbomb

Ndarja nga jeta e mjeshtrit të humorit shqiptar, Zef Deda, është pritur me hidhërim nga kolegë dhe të afërm, të cilët janë shprehur të tronditur nga vdekja e Zef Dedës.

Një ndër personazhet që ka reaguar është edhe këngëtari Luiz Ejlli, i cili po ashtu është shkodran.

“Humbje e madhe jo vetëm për familjen e të dashurit të zemrës por për çdo shqiptar. Pata fatin që të njoha e u rrita me humorin tënd Zef. Ke lënë një pasuri të paçmuar dhe emri yt do të jetojë në të gjitha kohërat. Pusho i qetë atje lart!” shkuan Luizi.

Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. I njohur për rolet e tij e kryesisht si kunati i shokut Xhemal, apo për plastikën e jashtëzakonshme të një aktori shqiptar që mund të imitonte magjinë e Charlie Chaplin, Zef Deda mbetet në memorien e shqiptarëve si një ndër artistët e rrallë të skenës që la një pasuri të madhe, po aq edhe shpirtin artistike që përcolli te dy djemtë, Julin dhe Marion, të dy artistë të njohur në vend.

Aktori i mirënjohur i humorit ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arriti të realizonte qindra  role artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran.

Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me shumë sukses.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese