Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Zef BROZI apel qytetarëve: Si mund të dilni kundër shkollës në KODER – KAMËZ? Turp për studentët në SHKODËR (DEKLARATA E PLOTË)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zef Brozi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se është turp për këdo që proteston kundër ndërtimit të një kompleksi të ri shkollor në zonën e Kodër Kamzës, aty ku është përqëndruar edhe debati më i fundit mes Bashkisë dhe drejtuesve të Universitetit Bujqësor.

 

“A nuk është turp për këdo që proteston kundër ndërtimit të një shkolle publike në Tiranë a kudo që të jetë? Aq më tepër kur këtë e bëjnë disa studente e pedagogë të drejtuar nga disa partiakë e politikanë. Aq më tepër kur shumë nga këta politikanë e partiakë, fëmijët e tyre i dërgojnë në shkolla e universitete jashtë vendit, sepse jane milionerë në euro dhe jo si prindërit e varfër të atyre fëmijëve që presin të shkollohen në atë shkollë të re publike që do ndërtohet aty. Të humbur do jene ata që protestojnë kundër shkollimit e dijes!

Jam skandalizuar kur kam parë edhe ndonjë student në Shkodër duke thyer xhamat e dyert e një godine të re te fakultetit të tyre vetem se po vonohej që godina te ishte gati për të filluar mësimi në të! Uroj që ata studentë të mos jenë studentë të Drejtësisë. Nëse ishin studentë të Drejtësisë, zor se ata mund ta meritojnë të jenë gjyqtarë a prokurorë.

U bej apel qytetareve të Shqipërisë të mos bëhen vegla qorre të partive politike a kujtdoqoftë” shkruan Brozi.

Dje, u publikua projekti I kompleksit të ri shkollor për Kodër Kamëz. Por drejtuesit e UBT kanë dalë në protest me disa qytetarë duke kundërshtuar projektin e bashkisë.

Më herët, dolën edhe dokumentet e një tenderi të zhvilluar nga UBT në shumën e 600 mijë dollarëve për një mur e një portë. E siç u publikuan fotot, muri është ndërtuar përgjysëm, ndërsa porta nuk ekziston, ç’ka shtoi dyshimet për një rast të pastër korrupsioni.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img