Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, është bërë bënë për herë të parë.
Lajmin e ka dhënë vetë Zhupa nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook.
Zhupa bën me dije se djali i saj me emrin Matias ka ardhur në jetë në datën 20 maj.
’20 Maj, ishte dita më e lumtur dhe kuptimplotë e jetës time dhe të Fabit, Zoti na bekoj me djalin tonë MATIAS ! Nipi i parë, i gjysh Apostolit dhe Kadriut, i nëna Lubit dhe Lilit, i daja Ivit dhe xhaxhi Klajdit gëzon shëndet të plotë’, shkruan Zhupa.
Postimi i plotë:
Falenderim i vecante!
20 Maj, ishte dita me e lumtur dhe kuptimplote e jetes time dhe te Fabit, Zoti na bekoj me djalin tone MATIAS ! Nipi i pare, i gjysh Apostolit dhe Kadriut, i nena Lubit dhe Lilit, i daja Ivit dhe xhaxhi Klajdit gezon shendet te plote.
Falenderim i vecante i takon Doktorit te mrekullueshem, atij qe ka nje vend te vecante ne familjen tone, Prof. Dr. Nikita Manoku qe na solli djalin ne jete shendosh e mire. Dr. Nikita ka pasur nje perkujdesje fantastike gjate pritjes se Matias, si dhe eshte doktori qe i ka shpetuar jeten mami Lilit para pak kohesh duke i dhene mundesine te shikoj nipin e saj.
Mjeket si Dr. Nikita Manoku jane aset i vendit dhe meritojne te ngrihen ne piedestalin e vleresimit te shoqerise dhe shtetit. Faleminderit edhe Dr. Enriketa Kroi, nje super mjeke, me nje kujdes special dhe miresi pafund, e cila bashke me Dr. Manokun ishin nje ekip te jashtezakonshem qe u kujdesen qe Matias dhe une te dilnim me sukses nga ky moment i jashtezakonshem per te dy.
Faleminderit nga zemra Doktoreve te mrekullueshem te nje vendi si Shqiperia qe pak ka bere dhe ben per profesionin tuaj!