Hapësire reklamuese

Politikë

Zëdhënësja e fushatës së Këlliçit: Mediat po vërtetojnë mashtrimet elektorale të Erion Veliaj, me afrimin e zgjedhjeve po shumëfishohen

Shkruar nga Newsbomb
Zëdhënësja e fushatës së Këlliçit: Mediat

Silvi Bardhi, zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit për Bashkinë e Tiranës, thotë se me afrimin e datës së zgjedhjeve mediat po zbulojnë përherë e më tepër mashtrimet elektorale të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas Bardhit, Veliaj mburret se ka bërë 40 shkolla, por në fakt e vërteta është se në 8 vite, Erion Veliaj ka bërë vetëm 12 shkolla të reja dhe ka rikonstruktuar 9 ekzistuese.

"Qytetarët e Tiranës janë lodhur 8 vite me mashtrime e me propagandë. Ata e dinë mirë të vërtetën e administrimit të qytetit, dhe e kanë në dorën e tyre ta ndalin këtë model. Pas 5 ditësh është momenti që me votën e tyre të sjellin ndryshim", thotë ajo.

DEKLARATË E ZËDHËNESES SË OPOZITËS PËR BASHKINË TIRANE, SILVI BARDHI:

Mashtrimi është gjendja natyrale e Erjon Veliajt.  Por me afrimin e zgjedhjeve, gënjeshtrat e tij shumëfishohen. Ato në fakt konstatohen çdo ditë nga qytetarët.

Dje Faktoje, një organizatë e specializuar në verifikimin e fakteve, ka vërtetuar një prej mashtrimeve më të mëdha të Veliajt në Fushatë.

Ai mburret se ka bërë 40 shkolla, por në fakt e vërteta është se në 8 vite, Erjon Veliaj ka bërë vetëm 12 shkolla të reja, dhe ka rikonstruktuar 9 ekzistuese. Kjo gjetje e Faktoje vjen e provuar me dokumentacion. Nëse do i bëjmë bashkë këto, dalin 21, që është shumë më ndryshe se shifra 40.

Kujtojmë këtu se vetëm me taksën e infrastrukturës arsimore, Veliaj ka marrë nga qytetarët e Tiranës 41 milionë euro. Ndërkohë që 160 mijë banorë të Tiranës, të zonës së Astirit, të Liqenit të Thatë, të Kodrës së Priftit, janë pa asnjë çerdhe, pa asnjë kopësht, pa asnjë shkollë.

Po dje media, ka trajtuar një tjetër mashtrim të Veliajt, të denoncuar më herët edhe nga kandidati i opozitës, Belind Këlliçi.

Veliaj inauguroi për herë të dytë në pak javë, tregun agro-ushqimor në Farkë. Jo vetëm nuk u respektuan afatet, pasiqë do të duhej të ishte gati vitin e shkuar, por ende edhe sot, me gjithë propagandën, ky treg nuk ka përfunduar, dhe Erjon Veliaj ka nxjerrë sërish 700 mijë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës për kompletimin e punimeve.

Qytetarët e Tiranës janë lodhur 8 vite me mashtrime e me propagandë. Ata e dinë mirë të vërtetën e administrimit të qytetit, dhe e kanë në dorën e tyre ta ndalin këtë model. Pas 5 ditësh është momenti që me votën e tyre të sjellin ndryshim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese