Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Zëdhënësja e fushatës së Këlliçit denoncon: Veliaj shtron asfalt elektoral me kompani të sekuestruar, pronari i dënuar për trafik droge

Lajme të ngjashëm

Silvi Bardhi, zëdhënësja e fushatës së kandidatit të PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka denoncuar kryebashkiakun Erjon Veliaj se “shtron me asfalt elektoral me kompani të sekuestruar, pronari i së cikës është dënuar për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal.”

Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se Veliaj ia ka besuar punët e Bashkisë një kompanie, “Alesio 2014”, e cila sipas saj është vendosur nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ajo shkruan se pronari i kësaj kompanie rezulton të jetë Anton Gjinaj, i njohur si Pashuk Gjini, i dënuar për trafik droge në Spanjë.

Postimi i plotë i Silvi Bardhit:

Erjon Veliaj shtron asfalt elektoral me kompani të sekuestruar, pronari i së cikës është dënuar për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal.

Erjon Veliaj ia beson punët e bashkisë një kompanie të vendosur nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Alesio 2014” është kompani e Anton Gjinaj i njohur si Pashuk Gjini, i dënuar për trafik droge në Spanjë. Ai është dënuar nga Gjykata Provinciale të Alicantes në vitin 2010, me 8 vjet e 9 muaj burgim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.


Më shumë