Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Zëdhënësi i presidentit i përgjigjet Ramës, tregon arsyet pse Meta ktheu buxhetin në Kuvend

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili vendimin e Metës e cilëson si interesant dhe presion mbi studentët.   

Blushi thotë se reagimi i Metës erdhi pikërisht pas deklaratës së kreu të grupit parlamentar Taulant Balla i cili tha se buxheti nuk mund të ndryshohet pasi ai tashmë është në tryezën e Ilir Metës.

 “Si ta ndryshoj unë buxhetin Petrit, kur buxheti është te Ilir Meta?”, i tha Balla, Petrit Vasilit teksa ky i fundit kërkonte ndryshimin e buxhetit 2019 për arsimin.

“Ja kur erdhi reagimi i Presidentit Meta për çështjen e Buxhetit. Pjesë nga deklarata e sotme në Kuvend e kryetarit të grupit parlamentar të PS, z.Taulant Balla: Si ta ndryshoj unë buxhetin Petrit, kur buxheti është te Ilir Meta? Buxheti sot është te Ilir Meta, nuk është në Kuvend. Është te Presidenti i Republikës. Të gjithë e dini që procedura e ndryshimit të buxhetit është një procedurë që nuk bëhet me dy gisht letër, po kjo është tallje. 28 vjet tallje dhe doni të bëni edhe 28 minuta tallje me studentët këtu në sallën e Parlamentit”, shkruan Blushi.

Ndërkohë pak më parë presidenti Meta ktheu në kuvend ligjin për buxhetin e 2019, duke iu referuar kërkesave të studentëve

NJOFTIMI I PRESIDENTIT META:

Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik.

 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img