Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Zëdhënësi i Metës i përgjigjet ashpër Baton Haxhiut: Je gati të shesësh gjysmën e Kosovës për një vilë në Palasë, po lobon për tunelin e Llogarasë

spot_img

Lajme të ngjashëm

551547ad31d5e6cbec2deb44219d72c1

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi i përgjigjet ashpër analistit Baton Haxhiu, pas një shkrimi të këtij të fundit me titull “Presidenti që ndjehet emigrant”. Blushi i thotë Haxhiut se ai është gati të shesë gjysmën e Kosovës për një vilë në Palasë.

“Batonoviç, ti për një vilë në Palasë je gati jo vetëm të shesësh gjysmën e Kosovës, por mezi pret t’ja dhurosh Serbisë, edhe Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë”, shkruan zëdhënësi i Metës, ndërsa shton se për të shkuar më shpejt te vila në Palasë, analisti po lobon për ndërtimin tunelit të Llogarasë.

“Batonoviç, ti për një vilë në Palasë je gati jo vetëm të shesësh gjysmën e Kosovës, por mezi pret t’ja dhurosh Serbisë, edhe Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë.

Madje për të shkuar sa më shpejt tek vila në Palasë, ke kohë që lobon për tunelin e Llogarasë, që të mos kalosh nga rruga që ndërtoi Kryeministri Meta.

Hapi sytë katër Batonoviç dhe lexo të dhënat zyrtare e “European Asylym Support Office” për shpopullimin dramatik të Shqipërisë, që ka shkaktuar me keqqeverisjen e tij, sivëllai i padronit tënd në Beograd:

Një krahasim për intensitetin e azilkërkuesve për 1000 banorë të vendit tonë me vendet e rajonit.

Shqipëria ka një numër azil kërkuesish për periudhën 2-vjeçare, korrik 2018 – korrik 2020, rreth:

18.4 herë më të lartë se Bosnja

17.4 herë më të lartë se Mali i Zi

12 herë më të lartë se Serbia

5.1 herë më të lartë se Maqedonia e Veriut, 3.9 herë më të lartë se Kosova

Nëqoftëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian,

Nga Shqipëria emigrojnë 12 PERSONA

Nga Kosova 3.3 persona

Nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona

Nga Serbia 1 person

Nga Mali i Zi 0.7 persona

Nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona

Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ. Hapi sytë katër Batonoviç! Kjo është FATKEQËSI KOMBËTARE! Shqipëria dhe Kosova kanë pasur burra që i kanë mbrojtur dhe do t’i mbrojnë në çdo kohë interesat kombëtare. Për këtë të jesh i sigurtë ti, padroni, punëdhënesi dhe pagatorët e ty shqipfolës”, shkruan Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit Meta.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img