Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

ZDF i shkëputi lidhjen, Jahjaga: Kishte probleme teknike, jo tendecë për shpërfillje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7160f86da000a4f9edfd873cb2b1b183

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është bërë pjesë e një momenti asapk të këndëshëm gjatë kohës që po jepte një interviste live për kanalin gjerman ZDF. Mediat kosovare raportuan se media gjermane i ka ndërprerë intervistën Jahjagës, ndonëse presidentja ishte duke folur ende.

Megjithatë, zyra e shtypit e Presidencës ka reaguar në lidhje me këtë lajm duke deklaruar se ndërprerja u bë për shkak të problemeve teknike dhe se nuk ka patur tendecë për shpërfilljen e Jahjagës. Gjithashtu, në reagimin e Presidencës shprehet habia dhe shqetësimi për mënyrën se si e kanë trajtuar këtë ngjarje mediat në Prishtinë.

Reagimi i Presidencës së Kosovës:

Intervista për televizionin gjerman ZDF është zhvilluar nga studiot e RTK-së në Prishtinë, përmes videolinkut. Gjithashtu intervista është zhvilluar me përkthyes simultan nga gjermanishtja në anglishte, drejtpërdrejt nga studiot e ZDF-së dhe Presidentja Jahjaga gjatë gjithë kohës ka dëgjuar vetëm perkthyesin dhe jo moderatoren.

Ne asnjë moment Presidentja Jahjaga nuk ka patur mundësi të degjojë intervenimet e moderatores, që pyetjet i ka bërë në gjuhën gjermane, por ka dëgjuar vetëm perkthyesin nga gjermanishtja në anglishte. Ne keto kushte dhe me mënyrën si është zhvillluar biseda Presidentja nuk ka patur mundësi të dëgjojë pyetjet shtesë të parashtruara nga moderatorja e ZDF.

Presidentja Jahjaga ka vepruar ne respektim të medias së cilës ka pranuar t’i jap intervistën dhe nuk e ka injoruar në asnjë moment as moderatoren dhe as median e saj. Çështjet teknike, të parregulluara dhe plotësisht të papërshtatshme për një intervistë të tillë, janë lëshim i organizatorit dhe jo tendencë për shpërfillje e presidentes. Zyra e Presidentes shpreh habinë dhe shqetësimin e saj me mënyren e trajtimit pas transmetimit të kësaj interviste, pa marrë asnjë sqarim të mëtejmë për mënyren e zhvillimit të saj dhe gjithashtu në trajtimin që i është bërë Presidentes së Republikës së Kosovës në një numër mediash.

Lexo edhe: Televizioni gjerman ndërpret lidhjen me Jahjagën…foli shumë gjatë (VIDEO)      

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img