Hapësire reklamuese

Politikë

Zbutet Açka: Do shtrëngojmë duart me Berishën nëse ka qenë betejë e së drejtës  

Shkruar nga Newsbomb
Zbutet Açka: Do shtrëngojmë duart me Berishën nëse ka

Ndryshe nga herët e tjera, deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, e cila është e pozicionuar krah Lulzim Bashës ka folur me tone më të zbutura kundrejt Sali Berishës.

E ftuar në studion e Neës24 ajo ka komentuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ku u kërkohej Kuvendit ashpërsimi i masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Açka u shpreh se ky nuk është një lajm i mirë për PD,  por kjo është mundësia që Berisha të dëshmojë se ka qenë një betejë e së drejtës dhe më pas t’i shtrëngojmë duart.

“Duke ditur historinë e Partisë Demokratike nuk besoj që mund të gëzojë që PD të marrë këtë lloj shenje për liderin historik. Ai do të donte të zbatohej Kushtetuta, nëse SPAK është konform Kushtetutës, ka edhe mundësi zt.Berisha që në një far mënyre, Berisha do të “vetohej” dhe ne jemi të qetë dhe ti shtrëngojmë duart dhe të dëshmojë se ka qenë një betejë e së drejtës.

Duke iu referuar qasjeve të tij deri këtu afrohem por nuk e shoh një lajm të mirë dhe shenja të tilla kur na markohen ne na ngarkojnë para qytetarëve. Është rasti që zt.Berisha të shkarkohet nga kjo barrë që ka para demokratëve.

Nëse me të është gabuar dikush duhet të bëjë prapaktheu dhe të kërkojë ndjesë. Do të votoj pro edhe vetes time. Në rast se zt.Berisha mendon kështu nuk ka ndonjë gjë të keqe. Nuk ka ardhur momenti që unë të vihem në provë. Një përgjigje pa diskutim do të jetë edhe një vendim i së djathtës, një vendim politik”, tha Açka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese