Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Zbuloi rrjetet e korrupsionit në vend, shteti i Maltës përgjegjës për vrasjen e gazetares investigative

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shteti malazez pas hetimeve publike rezulton të jetë përgjegjës për vdekjen e gazetares investigative, Daphne Caruana Galizia. 

Raporti, i cituar nga media malteze tha se shteti nuk kishte arritur të njihte rreziqet në jetën e gazetares dhe të merrte hapa të arsyeshëm për t’i shmangur ato.

Caruana Galizia vdiq në një sulm me makinë bombë pranë shtëpisë së saj në tetor të vitit 2017.

Ajo zbuloi rrjetet e korrupsionit në vend dhe jashtë saj, e cila njihej si kritike e ashpër e qeverisë. Pas vrasjes së saj familja kërkoi hetime të pavarura publike të krimit.

Gjatë dy viteve të fundit hetuesit dëgjuan dhjetëra dëshmitarë, përfshirë hetues, politikanë dhe gazetarë.

Në konstatimet e tyre, të përmbledhura në një raport prej 437 faqesh, ata thanë se shteti “ka krijuar një atmosferë mosndëshkimi”.

Në raport përmenden “afërsi të pajustifikueshme” midis bizneseve të mëdha dhe qeverisë malteze.

Deri më tani vetëm disa individë janë akuzuar për vrasjen e saj, ku një nga të akuzuarit është dënuar me 15 vite burg.

Më shumë

spot_img