Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Zbulohet varri masiv i viktimave të diktaturës në Përmet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Është zbuluar një varr masiv i viktimave të diktaturës ditën e sotme në Përmet. Bëhet me dije se varri është zbuluar nga kompania, e cila ishte duke bërë punime për ndërtimin e rrugës.

Lajmi është bërë me dije nga kreu i shoqatës Anti-komuniste të të Përndjekurve, Nebik Çika. Çika është shprehur se vendi ku është gjetur varri dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e disidentëve.

Mësohet se në një sipërfaqe gati 100 metra katrorë është zbuluar një  varr ku janë të varrosur 4  trupa dhe një tjetër pak më larg.

“Ka qenë repart ushtarak i sigurisë së shtete. Askush nuk futej nga qytetarët. Tani ka pallate por dikur ka qenë zonë e ndaluar për qytetarët. Deri në 1991 ishte qendra e trajnimit të forcave të Ministrisë së Brendshme. Këto vende në bazë të dokumenteve nga arkivi i Ministrisë së Brendshme, janë përdorur edhe për ekzekutimin e kundërshtarëve politikë. Këto vende janë përdorur si vende pushkatimi ose varrosje të atyre që kishin vdekur nga torturat. Dëshmitë e njerëzve thonë që njerëzit varroseshin këtu Krisma e pushkatime ka pasur,” tha Çika për median.

Më shumë

spot_img
spot_img