Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Zbulohet statuja e Aleksandrit të Madh në Bylis, monedha e Justinianit dhe objekte të tjera (Fotogaleri)

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet statuja e Aleksandrit të Madh në Bylis, monedha e Justinianit

Vetëm pak ditë gërmime në qytetin antik të Bylisit kanë nxjerrë në dritë thesare të nëntokës shqiptare.

Misioni arkeologjik nën drejtimin e Neritan Cekës njoftoi për zbulimin e një cisterne të madhe me pesë nënndarje, që konsiderohet më e madhja e zbuluar ndonjëherë në Ballkanin Jugor.

Por gërmimet kanë nxjerrë në dritë edhe një statujë të Aleksandrit të Madh, një monedhë me portretin e Perandorit Justinian si dhe një tempull natyror me mbishkrime për mbarësi në udhëtimet e gjata të banorëve të asaj kohe.

Mendohet se zbulimet e bëra deri tani në Bylis, janë vetëm 1/10 e asaj që fsheh nëntoka.

Arkeologu Neritan Ceka, që drejton njësinë dhe ekspeditën, duke përshkruar praninë kulturore helene e romake, gjithashtu dhe bizantine, thekson iliricitetin e qytetit, veçoritë e teatrit klasik të komedisë me 7.500 vende, në mënyrë të veçantë befasitë që mund të rezultojnë pas kërkimeve në "episcopal pallas" dhe në nekropol.

Ceka nuk i kursen në këtë rast falënderimet për mbështetjen e autoriteteve vendëse qoftë dhe me gjeste simbolike, të afaristëve mallakastriotë dhe të mirëdashësve të arkeologjisë dhe lashtësisë së qytetërimit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll