Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Zbulohet SKANDALI i gjinekologut në Itali: Bëj s*ks me mua që të shërohesh nga kanceri dhe virusi

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në emisionin investigativ “Le lene” në Itali ka ardhur një denoncim mbi mjekët të cilët shfrytëzojnë postin dhe profesionin e tyre për të përfituar favore seksuale.

“Le Iene” ka transmetuar rastin e një gjinekologu të specializuar në fushën e e virusit papilloma dhe autor i disa studimeve shkencore, i cili dyshohet se i tha një pacienteje, siç denoncoi ajo se “marrëdhënia seksuale me të do ta shëronte nga infeksioni me virusin papilloma dhe kështu të parandalonte kancerin e qafës së mitrës”.

Qytetarja kontaktoi redaksinë e programit të Italia Uno duke treguar këtë histori që daton disa muaj më parë. Deri më tani nuk ka mbërritur asnjë ankesë apo denoncim në drejtësi për këtë histori, por pas denoncimit publik do të hapet një dosje hetimore për të konstatuar vërtetësinë e denoncimit dhe përgjegjësitë e mundshme të mjekut, 68-vjeçar, i njohur në Bari, që ka dalë në pension, por vazhdon të ushtrojë profesionin e tij.

Në lidhje me këtë rast përve Prokurorisë së Barit edhe Shoqata e Mjekëve italianë ka hapur dosje për të marrë do masë disiplinore ndaj mjekut.

Për këtë edhe Shoqata e Mjekëve italianë ka hapur dosje për marrjen e çdo mase disiplinore. Në shërbim, mjeku zbulon praninë e virusit papilloma te një paciente e shëndoshë e infiltruar nga programi investigativ pikërisht për ta demaskuar atë dhe me analizat e bëra menjëherë para vizitës te mjeku gjinekolog në Bari.

Mjeku nuk zhgënjen. Pasi e gënjeu duke i thënë se kishte virusin papilloma, mjeku e nxit që të kryejë marrëdhënie seksuale me të që të jetë në gjendje ta neutralizojë. Mjeku thotë se me këtë kurë ka shëruar disa gra dhe se të njëjtën metodë e ka aplikuar edhe për pasuniversitarët e tij kur jepte mësim në universitet.

Kur mjekut i bashkohet në dhomën e hotelit “Hyena” Alice Martinelli, e cila e demaskon reagimi i mjekut është edhe më i çuditshëm.

“E bëj për studimet e mia dhe gjithashtu për njerëzit që kam shpëtuar””, thotë ai dhe me celular tregon mesazhet e personave që pretendon se ka shëruar. :

“Doktor, nuk më ke braktisur kurrë, do të jesh gjithmonë në lutjet e mia. Kjo është dhurata ime e Krishtlindjeve”, thuhej në mesazhet e treguara prej tij. Për të bindur gazetarët, ai kryen edhe dy telefonata, që njëra pas tjetrës “konfirmojnë se kanë ndjekur të njëjtën terapi shërimi. “Unë i shërova. Kam shpëtuar shumë gra nga kanceri”, thotë mjeku në kamerën e fshehtë të “le Iene”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img