Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
14 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Zbulohet skandali, gruaja “lind” 2 vajza brenda 3 ditëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

 

Mbrëmjen e sotme emisioni “Fiks Fare” ka sjellë një rast të shtimit të një personi gabimisht në certifikatën familjare. Në certifikatën familjare të zotit Marku janë regjistruar dy vajza që kanë lindur në të njëjtin muaj e vit, vetëm se njëra vajzë ka lindur 2 ditë më parë se tjetra. 

Raste të tilla nuk janë të pakta por këtë herë ka ndodhur në Rrilë të Lezhës, në familjen e shtetasit Gjon Marku. Beltina Marku erdhi në jetë më datë 17 shkurt 1985 në këtë familje dhe dy ditë më vonë, më datë 19 shkurt 1985 erdhi në jetë një vajzë tjetër me emrin Emiranda. 

Zonja Drande Marku, sipas certifikatës, bëri dy fëmijë brenda tre ditëve. Një gjë e tillë nuk dihej nga asnjë person nga familja. Për pjesëtarin e ri familja Marku  është vënë në dijeni vetëm para pak kohësh, kur kryefamiljari bëri dokumentet për bashkim familjar në Itali. 

Konsullata Italiane në Shkodër nuk ia ka pranuar certifikatën familjare vetëm prej këtij fakti, që vajzat kishin lindur ndërmjet 3 ditëve. Emiranda Marku është vajza e një bashkëfshatari të zotit Marku dhe të dy bashkëshortët nuk e njohin personalisht vajzën që sipas Gjendjes Civile është vajza e tyre.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img