Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Zbulohet shuma marramendëse që iu grabit kambistit në Korçë, u përlesh me hajdutët për të mbrojtur paratë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

41cfda2e2970da9e2f6f497c80cb8b1d

Kambisti Shefqet Muça në Korçë u grabit me dhunë nga disa persona.

Sipas informacioneve për mediat, atij i janë grabitur rreth 100 milion lekë të vjetra.

Fqinjët kanë folur për mediat dhe kanë treguar të gjithë skenën e përleshjes mes grabistësve dhe kambistit.

Njëri prej tyre ka treguar se kambisti Shefqet Muçka, ka kapur njërin nga grabitësit dhe nuk e ka lëshuar, pavarësisht kërcënimit se do ta vrisnin.

“Nuk e lëshoj, më vrit”,- dëgjohet të ketë thënë ai.

Fqinji ka qenë dëshmitar i të gjithë ngjarjes. 

“Katër thotë ato, po unë i pashë katër. Pashë vetëm një që Shefqeti e kishte vënë poshtë, Shefqeti i gjakosur këtej, gruaja e goditur, djali i tij ka ndrydhur dorën, unë vajta vetëm sa ia hoqa nga dora. I vajti tjetri me pistoletë i tha lëshoje, Shefqeti i tha “nuk e lëshoj më vrit”. U pashë me doreza autorin, për të mos e vrarë fare e hoqa Shefqetin, lëre se vjen policia. E kanë goditur Shefeqtin te koka, iu gjend e gjithë lagjja në ndihmë”, tregon fqinji.

Më shumë

spot_img
spot_img