Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbulohet shteti 'sekret' që solli 975 dozat anti-Covid në Shqipëri, Rama e mbajti të fshehtë

Shkruar nga Newsbomb

Mësohet vendi 'sekret', që i ka sjellë Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës së koronavirusit.

Sipas informacioneve për mediat, Austria është vendi që i ka dhuruar vaksinat Shqipërisë.

Gjatë konferencës për gazetarët, Rama tha se nuk mund që ta tregonte vendin, pasi ishte konfidencial.

Mediat shkruajnë se pak kohë më parë, autoritetet austriake deklaruan se 5% të pakicave të vaksinave do t'i shpërndanin në Ballkanin Perëndimor dhe mes shteteve ishte edhe Shqipëria.

"Vendi që na i ka dhënë ka kërkuar konfidencialitet. Në një ditë të caktuar shpresoj që unë ta them dhe ta falenderoj, por për momentin nuk mundem. Ka kërkesa dhe këtë e kërkojnë të gjitha vendet. Sepse nëse një vend e bën këtë për Shqipërinë, nuk dëshiron që 12 vende të tjera t’i thonë bëje edhe për ne. Pse e bën për ne, se di, keni Edi Ramën kryeministër",- deklaroi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu