Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbulohet “shtëpi bari” në Krujë, Policia sekuestron 268 bimë kanabisi dhe arreston dy vëllezërit (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet “shtëpi bari” në Krujë, Policia sekuestron

Zbulohet një “shtëpi bari” në fshatin Qerekë të Niklës, Krujë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Shpëtim Halili, Policia zbuloi 2 ambiente të përshtatura me llamba dhe pajisje të tjera elektrike, për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe sekuestroi 268 bimë kanabisi, 51 llamba dhe pajisje të tjera elektrike.

Në sajë të operacionit të koduar “Pëllumbi” u arrestuan dy vëllezërit Shpëtim dhe Fation Halili të cilët akuzohen për prodhim kanabisi.

Njoftimi i Policisë:

Krujë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pëllumbi”, nga Policia e Krujës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Operacioni, falë inteligjencës informative, në vazhdën e goditjeve të njëpasnjëshme ndaj kultivimit të kanabisit, në ambiente të mbyllura, me anë të llambave.

Zbulohen 2 ambiente të përshtatura me llamba dhe pajisje të tjera elektrike, për kultivimin e bimëve narkotike.

Sekuestrohen 268 bimë kanabisi, 51 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që i shërbenin kultivimit në ambiente të mbyllura.

Vihen në pranga 2 vëllezër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i kontrolleve intensive që kanë si prioritet evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, me anë të llambave, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Pëllumbi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Qerekë, Krujë, në banesën e shtetasit Sh. H., u zbuluan 2 ambiente që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që ishin përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 268 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 51 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë dhe 51 rritës të energjisë elektrike.

Si rezultat i veprimeve operacionale në kuadër të këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit Sh. H., 39 vjeç (pronari i banesës) dhe F. H., 32 vjeç (vëllai i pronarit të banesës), të dy banues në Qerekë, Krujë. Shtetasi F. H. ka kryer lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu