Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Zbulohet shqiptari, protagonist i kopertinës së “The Economist”: Ja historia e flamurit shqiptar të vendosur në revistë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Xhevati na tregon se fotografia është shkëputur nga një protestë e zhvilluar përpara Konsullatës Serbe në Stamboll në vitin 1998, kundër luftimeve që zhvillohej në atë periudhë në Kosovë. Në krah të tij, ndodhej kushëriri Blerimi, i cili mbante në duar pankartën “Freedom for Kosovo”.

Ai nuk di të thotë se përse kjo foto ripublikohet sot nga një revistë si “The Economist”, ndërsa thekson se 17 vite më parë ajo u publikua në disa gazeta turke.

Newsbomb: Xhevat, ju jeni shqiptari që shfaqeni në revistën e “The Economist” me flamurin shqiptar…

Po unë jam. Foto është bërë në Stamboll kur ne protestonim kundër Serbisë.

Newsbomb: Në çfarë viti ekzaktësisht?  

Në vitin 1998…

Newsbomb: Për çfarë protestonit dhe kush ishin organizatorët e saj?

Protesta ishte kundër luftës që zhvillohej në Kosovë. Ajo organizohej nga shoqata “Vëllazëria shqiptare” e krijuar në vitin 1952 në Stamboll. Në krahun tim ndodhet kushëriri im me pankartën “Freedom for Kosova”.

Newsbomb: Vazhdon kjo organizatë të ekzistojë ende sot?

Po, po “Vëllazëria shqiptare” vazhdon ende.

Newsbomb: Cili është fokusi i saj?

Fokusi kryesor i kësaj shoqate është të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit brenda komunitetit shqiptar në Turqi. Gjithashtu zhvillon evente kulturore dhe kurse të gjuhe.

Newsbomb: Ke ndonjë ide përse kjo foto e vitit 1998 ripublikohet nga një revistë prestigjoze si “The Economist”?

Nuk kam asnjë ide lidhur me këtë. Edhe unë mbeta i suprizuar kur e pashë. Foto është publikuar ditën pas protestës nga disa gazeta turke.

Newsbomb: Në protestën e atij viti, ishit vetëm shqiptarë apo kishte edhe pjesëtarë turq apo anëtarë të komuniteteve të tjera?

Populli turk na ka mbështetur shumë në ato vite. Sigurisht që kishte edhe turq në protestë, madje kishte edhe disa shoqata boshnjake që na mbështetën.

Lexo edhe :“Bota në vitin 2016”, pse “The Economist” ka përfshirë flamurin shqiptar në kopertinën e famshme

Më shumë

spot_img