Ardhja e izraelitit Yoram Frig në Shqipëri dhe ndalimi i paisjes së dyshimtë, bëri bujë në media, ndërsa autoritetet kombëtare u vunë në lëvizje. Shkak u bë pajisja e dyshimtë që ai mbante me vete.
Mësohet se Frig tha për autoritet se ishte i punësuar nga një biznesmen shqiptar dhe se me pajisjen që zbulon çimkat, ka kontrolluar zyrën dhe makinën e biznesmenit.
“Panorama” mëson se ai është Tom Doshi. Ish-deputeti i PS-së ka qenë personi i fundit që i ka paguar vetëm 2 mijë euro për shërbimet e tij izraelitit. Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë izraeliti në Prokurori. Ai ka thënë se Tom Doshi kishte bindjen se përgjohej nga persona të tjerë.