Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Zbulohet sa tonelata kokainë ka trafikuar El Chapo në SHBA

Shkruar nga Newsbomb

Në New York vazhdon gjyqi për trafikantin El Chapo, i akuzuar për drejtimin më të madh të kartelit të drogës në botë. Sot pritet që të mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj tij.

 

Ndërkohë, që shtypi amerikan shkruan se Joaquin Guzman, i njohur me emrin “El Chapo”, ka trafikuar më shumë se 155 tonë kokainë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjyqi ndaj tij që pritet të kushtojë milion Dollarë dhe që pritet të zgjasë më shumë se 4 muaj, do të vërë përballë drejtësisë amerikane një nga kriminelët më famëkeq në botë.

El Chapo u ekstradua në SHBA në vitin 2017, pasi ishte arratisur dy herë nga burgu në Meksikë. Ai kishte arritur të hapte një tunel në dhomën e tij të qelisë, prej dhe nga u arratis.

Ekspertët amerikanë thonë se qeveria do ta dërgojë El Chapon në një burg të sigurisë së lartë për pjesën e mbetur të jetës së tij. Joaquin Guzman themeloi kartelin Sinaloa në vitin 1989 dhe që është ende aktiv në fushën e trafikut të drogës në Meksikë. /newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese