Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
36 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Zbulohet rasti i parë me linë e majmunit në Emiratet e Bashkuara

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë shteti i pare i Gjirit që ka regjistruar një rast të lisë së majmunëve. Republika Çeke dhe Sllovenia raportuan gjithashtu rastet e tyre të para të martën, duke iu bashkuar 18 vendeve të tjera për të zbuluar virusin jashtë Afrikës.

Ky numër pritet të rritet edhe më tej, por ekspertët thonë se rreziku i përgjithshëm për popullatën mbetet i ulët. Shpërthime të virusit janë gjetur në Evropë, Australi dhe Amerikë.

albsig

spring

Autoritetet atje thonë se janë “plotësisht të përgatitur” për të trajtuar çdo shpërthim, duke shtuar se protokollet e mbikëqyrjes së hershme për zbulimin e sëmundjes janë në fuqi.

Gjermania thotë se ka porositur deri në 40,000 doza të vaksinës Imvanex – e përdorur për trajtimin e lisë, por edhe efektive kundër lisë së majmunëve – që të jenë gati në rast se shpërthimi i virusit përkeqësohet.

Kushdo që është vaksinuar tashmë me një vaksinë kundër lisë vite më parë si pjesë e një përpjekjeje globale për të çrrënjosur sëmundjen duhet të ketë imunitetin ekzistues, thanë zyrtarët gjermanë të shëndetësisë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img