Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Zbulohet raporti konfidencial i PS, rezultati i papritur postzgjedhor detyron të dorëhiqen qindra drejtues strukturash

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zbardhet raporti konfidencial i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 qershorit.

Raporti i përgatitur nga grupi i punës i ngritur në korrik të këtij viti dhe i drejtuar nga Fatmir Xhafaj zbulon se është vënë re një rezultat i dobët i PS në zgjedhjet e 25 qershorit, pavarësisht fitores bindëse.

Për këtë arsye pritet të shkarkohen nga drejtimi i strukturave socialiste 1480 kryetarë në rang vendi.

Sipas këtij raporti këto organizata socialiste të drejtuara nga drejtuesit që pritet të japin dorëheqen kanë marrë rezultat më të ulëta se në zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme në 2013-ën. Kjo pasi ta janë konsideruar si udhëheqës që nuk e kanë marrë seriozisht përgjegjësinë që u ka dhënë PS në këtë proces zgjedhor.

Ndërkohë, sipas këtij raporti janë veçuar edhe zonat që kanë kryesuar, si Berati, Durrësi, Gjirokastra, Kukësi, Lezha e Vlora.

“Organizimi elektoral u parapri nga përcaktimi i objektivave dhe projektimi i numrit të votave potenciale të PS për çdo OS; objektiv, i cili u arrit nga 6 qarqe: Berat, Durrës, Gjirokastër, Kukës, Lezhë e Vlorë. Partia Socialiste pësoi rënie nga rezultati i arritur në 2013 në 1480 organizata. Rënia totale në këto organizata ishte afërsisht 42 mijë vota, ndërsa në 2328 organizata morëm një rezultat më të mirë se në 2013, duke sjellë në total 100 mijë vota më shumë për PS në 2017. Nga 3828 OS të analizuara në të gjithë vendin, vetëm 1657 ose 43.3% prej tyre, arritën objektivin elektoral të PS”,thuhet në raportin e përgatitur nga grupi i punës për analizën e zgjedhjeve.    

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img