Brenda të rinjve të Partisë Demokratike është duke u organizuar një grup që do të ketë në shënjestër kryeministrin Edi Rama.
Burime brenda Partisë Demokratike kanë bërë të ditur për Newsbomb.al se të rinjtë e FRPD-së do të ndjekin të njejtën metodë si studentët e Universitetit të Tiranës, do gjuajnë me vezë kryeministrin dhe funksionarë të tjerë të lartë të qeverisë.
Zgjedhjet brenda forumit rinor dhe gara e fort që po zhvillohet aty mes kandidatëve, përbëjnë një arsye thelbësore të këtij organizimi që të rinjtë demokrat janë duke bërë. Planin e tyre pritet ta zbatojnë në ditët në vijim dhe mbetet për t’u parë nëse do arrijnë të realizojnë.