Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Zbulohet plani i OKB për të frenuar ndryshimet klimatike dhe ndotjen mjedisore

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres tha se po përgatitet një plan i ri shkencor për trajtimin e ndryshimit të klimës, ndotjes dhe humbjes së përshpejtuar të specieve bimore dhe shtazore.

Guterres në raportin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, të botuar ditën e sotme ka treguar se si do t’i jepet fund luftës “vetëvrasëse” të njerëzimit ndaj natyrës.

 “Pasojat e pamaturisë sonë janë tashmë të dukshme në vuajtjet njerëzore, humbjet e mëdha ekonomike dhe përshpejtimin e erozionit të jetës në Tokë,” tha Guterres, teksa shtoi se raporti na siguron një plan paqeje mes njerëzimit dhe natyrës.

Në raport paraqiten disa rekomandime që duhet të ndiqen nga të gjitha qeveritë në mënyrë që veprimtaria e përditshme njerëzore të sjellë sa më pak dëme në natyrë.

-Qeveritë gjithashtu duhet të shikojnë përtej rritjes ekonomike si një tregues i performancës dhe të marrin parasysh vlerën e ruajtjes së ekosistemeve.

-Të inkurajojë qeveritë të ndërmarrin hapa më ambiciozë për ruajtjen e biodiversitetit.

-Do të jepen më shumë se 5 trilion dollarë subvencione vjetore për sektorët: lëndët djegëse fosile, bujqësia industriale, peshkimi dhe minierat, që të ridrejtohen në një të ardhme me karbon më të ulët.

-Vendet që nisin paketat e rimëkëmbjes ekonomike në përgjigje të pandemisë së koronavirusit, në politikat e tyre të inkurajojnë veprime që transformojnë sistemet shkatërruese industriale dhe financiare.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img