Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Zbulohet plani i Noizyt për të prishur koncertin e Bregoviç në Korçë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pak ditë më parë, reperi Noizy bëri thirrje në rrjetet sociale kundër pjesëmarrjes së këngëtarit serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë.

Noizy tha se do të angazhohej “me çunat” për prishjen e koncertit, duke nënkuptuar se do shkaktohej rrëmujë.

Por tashmë ai ka zgjedhur një strategji të re. Në rrjetet sociale, Noizy shpjegon se mënyra e mirë për të prishur koncertin e Bregoviç në Korçë, do të ishte organizimi i një koncerti paralel, që do të rrëmbente të gjithë fansat.

Ai në këtë koncert fton të marrin pjesë edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë.

Duhet të bëjmë një koncert t’ia marrim gjithë fansat asaj festës, në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar”, shkroi ai fillimisht në një fotografi të publikuar nga palestra.

“Duhet të mblidhemi të gjithë artistët e të gjitha zhanreve, të bëjmë një koncert tjetër paralel me atë që ka organizuar Bashkia e Korçës. Dhe iu bëj thirrje artistëve shqiptarë që kanë pranuar të shkojnë te koncerti ku është i ftuar ai, mirë është ta anulojnë atë, le të këndojë vetëm ai tri ditë rresht, pa fansa. S’kam asgjë kundër artistëve të asnjë shteti, por jam kundër një artisti që ka nxitur dhunë kundrejt vëllezërve dhe motrave tona, si ky rasti”, shkruan Noizy në InstaStory.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img