Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbulohet parcela me kanabis, arrestohen dy persona në Skrapar, procedohet kryeplaku i fshatit (Emrat)

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet parcela me kanabis, arrestohen dy persona në Skrapar, procedohet

Dy persona janë arrestuar në Skrapar si dhe është proceduar penalisht Kryetari i fshatit pasi akuzohen për kultimin të bimëve narkotike si dhe shpërdorim detyre.

Uniformat blu bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policor “Dorenja” , janë arrestuar në flagrancë shtetasit Arjan Paja 41 vjeç dhe Durim Hoxha 36 vjeç, të dy banues në fshatin Çorrotat, Skrapar, pasi nga kontrolli i ushtruar shërbimet e policisë kanë evidentuar në fshatin Çorrotat dhe Romas, Skrapar, bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Gjithashtu, në banesën e Durim Hoxhës, u sekuestruan fara të dyshuara cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe fishekë.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht Kryetari i fshatit Çorrotat, shtetasi me ininciale shtetasin A.P., 58 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale "Shpërdorim detyre". 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë Skrapar:

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor "Dobrenja"

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe procedohet penalisht Kryetari i fshatit.

Sekuestrohen fara cannabis, 1 armë gjahu dhe disa fishekë

Shërbimet e Policisë Skrapar në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, finalizuan operacionin policor "Dobrenja", si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit A.P., 41 vjeç dhe D.H., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Çorrotat, Skrapar, pasi nga kontrolli i ushtruar shërbimet e policisë kanë evidentuar në fshatin Çorrotat dhe Romas, Skrapar, bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Gjithashtu në banesën e shtetasit D.H., u gjetën dhe sekuestruan fara të dyshuara cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe fishekë.

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.P., 58 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Çorrotat, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale "Shpërdorim detyre. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.