
Kur Vladimir Putin bën pauza nga detyrat presidenciale, ai zgjedh të pushojë në vilën e tij luksoze, e cila ndodhet në kufirin e Rusisë me NATO-n.
Pamjet e reja me dron zbulojnë për herë të parë pronën e fshehtë luksoze të të fortit të Kremlinit, e vendosur 30 km nga kufiri finlandez, në liqenin idilik Ladoga.
© Video Credits: https://www.youtube.com/@bild
“Parajsa” e Putinit ndodhet brenda një zone të pyllëzuar në gjirin Marialakhti të Karelias në Rusinë veriperëndimore, që kufizohet me vendin skandinav, shkruan gazeta gjermane "Bild".
Pasuria e patundshmë e Putinit ka dy pista për helikopterë dhe një ujëvarë private, zbulon agjencia e drejtuar nga armiku i tij rus, oligarku i mërguar Mikhail Khodorkovsky.
Kompleksi i Putinit ka ndër të tjera tre rezidenca të stilit modern, vend për jahte dhe një fermë lopësh, për mish të freskët bio. Pallati sekret i Putinit mbrohet nga gardhe, të cilat monitorohen nga sensorë elektronikë nën syrin vigjilent të njësive speciale të sigurisë.
Gjithahstu pallati i Putinit është blinduar me sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore. Sipas raportit të agjencisë ruse, që citon dëshmi të banorëve vendas, Vladimir Putin shkon për pushime një herë në vit në vilën sekrete.