Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbulohet ORIGJINA e vaksinës që erdhi në Shqipëri: Është Pfizer i prodhuar në Gjermani, shiringat janë nga Italia, në Rinas u morën “dorazi” (DOKUMENTET E ZHDOGANIMIT)

Shkruar nga Newsbomb

Dozat e vaksinës që erdhën në Shqipëri dje, janë prodhuar nga kompania Pfizer në Gjermani. Këtë e dëshmojnë dokumentet e zhdoganimit në Rinas.

Kryeministri Rama pohoi dje se vaksinat ishin të Pfizerit por nuk tregoi as ku ishin prodhuar dhe as kush ishte shteti i cili ia kishte dhuruar Shqipërisë 975 dozat e vaksinës. Mirëpo, News 24 ka arritur të sigurojë dokumentet që tregojnë se vaksina është pikërisht e Pfizer dhe është prodhuar në Gjermani.

Gjithashtu, në dokumente specifikohet se aget, shiringat dhe substancat e tjera shoqëruese janë dërguar nga Italia. Vaksina e prodhuar nga “PFIZER BioNTECH MANUFACTURING GMBH, GERMANY”, thuhet se është tërhequr dorazi në Rinas nga pala shqiptare.

Gjithsej, në Tiranë ka ardhur nga Gjermania 1 pako me vaksina, me 195 flakonë, të cilët përmbajnë nga 5 doza secili. Në total, janë 975 doza vaksine. Vendi i cili ia ka dhuruar Shqipërisë këto doza mbetet ende mister.

Dokumentet e zhdoganimit te vaksinës, në Rinas:

dok-21.jpg

dokumenti322.jpg
dok22-e1610448992920.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu