Të gjithë adhuruesit e jashtëtokësorëve duhet të përballen edhe një herë me zhgënjimin që vjen nga zbulimi i origjinës së sinjalit të kapur nga radio-teleskopi rus.
Shkencëtarët kanë mundur të verifikojnë disa herë sinjalin e kapur në muajin maj të 2015 - por që ishte mbajtur sekret deri vonë - dhe kanë arritur në konkluzionin përfundimtar se është me origjinë tokësore.
Por shkencëtarët e SETI, Kërkimi për Jetë Jashtëtokësore në SHBA, nuk heqin dorë kaq lehtë. Ata kanë thënë se nuk ishin pjesë e konkluzionit se sinjali është me origjinë nga Toka - potencialisht interferencë e ndonjë sateliti ushtarak - por thonë se do të vazhdojnë ta hetojnë atë dhe kritikojnë kolegët rusë pas vendimit për ta mbajtur sekret për më shumë se një vit.