Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Zbulohet një varr i dytë masiv në Mariupol, është 45 metra i gjatë, forcat ruse akuzohen se po përpiqen të fshehin masakrën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një tjetër varr masiv është gjetur në Ukrainë, këtë herë jashtë qytetit port të rrethuar të Mariupolit. Zyrtarët e qytetit kanë frikë se deri në 1000 trupa mund të jenë groposur në varrin e ri, i cili u gjet pranë fshatit Vynohradne.

Një foto e re satelitore zbuloi gropën me përmasa 45 me 25 metra. Kjo ka bërë që autoritetet ukrainase të akuzojnë forcat ruse se po përpiqen të fshehin masakrën me civilët vendas.

Foto të ngjashme satelitore të publikuara në fillim të kësaj jave treguan varre masive të sapo gërmuara në qytetin Manhush, në perëndim të Mariupol. Kryetari i bashkisë Vadym Boychenko, ka akuzuar trupat e Vladimir Putinit se “fshehin krimet e tyre ushtarake” duke lëvizur trupat.

Rusia pretendon se ka ‘çliruar’ Mariupolin pas disa javësh sulmesh. Qyteti është kthyer kryesisht në gërmadha për shkak të bombardimeve pothuajse të përditshme. Rreth 1,000 civilë dhe 2,000 ushtarë, qëndrojnë në fabrikën e çelikut të qytetit Azovstal.

Atyre iu është thënë të “dorëzohen ose të vdisnin” deri të mërkurën. Por afati kaloi dhe presidenti Putin ka urdhëruar trupat e tij që të tërhiqeshin nga sulmi. Lideri rus tani e ka kthyer vëmendjen në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore.

Më shumë




spot_img








spot_img