Një operacion antidrogës është zhvilluar këtë të enjte në Berat, ku është zbuluar një fermë kanabisi në fshati Dronovicë.
Bëhet me dije se gjatë këtij aksioni janë shoqëruar disa gra për t’u marrë në pyetje, të cilat u kapën teksa po punonin në fermën e kanabisit, duke korrur bimët narkotike.
Operacioni është ende duke vijuar për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave që zotërojnë fermën.