Hapësire reklamuese

Bota

Zbulohet në tre shtete varianti i ri i Covid me 32 lloje mutacionesh

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet në tre shtete varianti i ri i Covid me 32 lloje mutacionesh

Një variant i ri i koronavirusit me dhjetra mutacione është zbuluar së fundmi në tre shtete të ndryshme.

Ndonëse rastet e reja të infektimeve me këtë variant janë të vogla, virologët kanë zbuluar se përmban plot 32 lloje mutacionesh.

Ata thonë se mendohet të jetë një degë e variantit të vjetër të quajtur B.1.1, dhe është gjetur në Afrikën e Jugut, Botsvana dhe Hong Kong. Ndërsa varianti Alfa ka një prejardhje nga B.1.17.

Me variantin e ri janë gjetur vetëm 10 raste infektimesh deri tani, por ekspertët thonë se mund të ketë edhe të tjera.

Një virolog britanik tha në Twitter se ishte hera e parë që shihte dy mutacione të veçanta në një variant të vetëm.

Dr Tom Peacock e përshkroi mutacionin e virusit si “të tmerrshëm”. “Sasia tepër e lartë e mutacioneve në një kohë kaq të shkurtër sugjeron se mund të jetë një shqetësim tepër real”, tha ai.

Sondazh

Poll