Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbulohet magazina me qindra koli fishekzjarre, në pranga dy persona

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet magazina me qindra koli fishekzjarre, në pranga dy persona

Një magazinë ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre është zbuluar në Tiranë. Lidhur me këtë ngjarje kanë rënë në pranga dy persona.

“Është zbuluar një magazinë, në rrugën “5 Maji”, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë, me qëllim shitjen.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar bashkadministratorët e këtij biznesi, shtetasit I. K, 22 vjeç dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, " njofton policia.

Në magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 391 koli me mijëra fishekzjarre të kalibrave të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.

Pas policisë, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar operacionin për zbulimin e magazinës me mijëra fishekzjarre.

"Makthi i banorëve për keqpërdorimin e lëndëve piroteknike solli nevojën e një riorganizimi më të mirë të punës së Policisë, në bashkëpunim me institucionet e tjera, për të parandaluar dhe goditur rastet e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me ligjin. Afrimi i festave të fundvitit e bën më të domosdoshëm intensifikimin e masave të Policisë, në këtë drejtim.

Përgëzoj Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Policisë së Shtetit, për zbulimin dhe sekuestrimin e qindra kolive me fishekzjarre dhe kërkoj nga strukturat e Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin, të intensifikojnë kontrollet duke filluar që nga pikat e kalimit kufitar e duke i vijuar ato, në magazina, dyqane, markete dhe kudo," shkruan Balla.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese