Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Zbulohet letra e gruas që u gjet e vdekur në tualetin e mobilierisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gruaja që u mbyt në tualetin e mobilerisë nga i shoqi kishte shkruar një letër ku rrëfente vuajtjet e kaluara. Letra u publikua sot në seancën gjyqësore, ku Sadedin Sules iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.

“Kam kaluar momente që nuk mendoja se do t’i kaloja. Kam takuar persona që nuk mendoja t’i takoja. Jam e zhgënjyer!”. Kështu ka shkruar në letër viktima Suela.

Letra është zbuluar në tualet, dhe u paraqit në seancë nga prokuroria e Shkodrës. I akuzuari ka deklaruar se letra nuk ishte shkruar nga gruaja e tij, pasi shkrimi nuk ishte i saji.

“Letra nuk është shkruar nga ajo. Nuk është kaligrafia e saj. Kur dola në mëngjes më tha jam e mërzitur, kam një shtrëngim në kraharor. Kur shkova në mobileri nuk e gjeta. Hyra në banjo dhe e gjeta të lidhur me litar. Shenjat e gishtave në fyt janë pasi i mata pulsin.”, pohoi ai.

Gjykata e Shkodrës ka vendosur sot arrest me burg për Sadedin Suli, pronari i një mobilerie i akuzuar se mbyti bashkëshorten e tij.

Në seancën e zhvilluar sot ai ka mohuar se është autori i vrasjes së Suela Sulit, madje para trupit gjykues tha se është i gatshëm të ndihmojë shtetin financiarisht për zbardhjen e ngjarjes, raporton “Panorama”.

“Unë nuk e pranoj akuzën për vrasjen e gruas sime. Jam i gatshëm të investoj dhe të ndihmoj shtetin për të zbardhur këtë çështje”, ka thënë Suli në gjykatë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img