Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Zbulohet laboratori drogës në Itali, arrestohet shqiptari

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet laboratori drogës në Itali, arrestohet shqiptari

Një laborator për përgatitjen e heroinës është zbuluar në San Severo nga financuesit e Komandës Provinciale të Foggia në Itali.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë një shqiptar 40-vjeçar, të cilit në bagazh i janë gjetur 16.500 euro para të gatshme dhe blloqe heroine me peshë mbi 6 kg.

Më pas policia ka kontrolluar edhe banesën e të arrestuarit, ku u zbulua një laborator për përgatitjen e lëndës narkotike: një mikser, 1 prese hidraulike 20 tonësh dhe kallëpe për përgatitjen e lëndës narkotike, makineri ambalazhimi me vakum së bashku me mbi 11 kg lëndë narkotike si heroinë, kokainë, morfinë dhe mdma.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese