Hapësire reklamuese

Rajoni

Zbulohet laborator droge në Leposaviç, policia e Kosovës arreston një person

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet laborator droge në Leposaviç, policia e Kosovës

Policia e Kosovës pas një informacioni të marrë, ka arrestuar një 43-vjeçar pasi ka zbuluar se në një dhomë të shtëpisë kishte krijuar një laborator droge.

Përmes një deklarate, policia deklaroi se kishte marrë informacione se në një shtëpi në fshatin Granican, në Leposaviç kultivohej kanabis dhe përpunohej në laboratorin e drogës.

43-vjeçari është arrestuar në Jarinjë, pikën kufitare me Serbinë pasi po tentonte të largohej nga vendi.

Gjatë kontrollit në laboratorin e drogës janë gjetur rreth 23 bimë të mbjella të dyshuar si kanabis, me gjatësi prej 40 centimetra deri në 1.85 metra.

Njoftimi: 

 “Njësia antidrogë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë bastisjes në një dhomë të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 23 bimë të mbjella të dyshuar si kanabis, me gjatësi prej 40 centimetra deri në 1.85 metra, si dhe pasje të tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

I dyshuari, 43 vjeç, u identifikua dhe u kap në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, sipas komunikatës. Ai është dërguar në paraburgim për 48 orë me urdhër të prokurorit të rastit."

Policia tha se një pjesë të bimëve të dyshuara si kanabis i ka marrë si mostra për testime laboratorike, ndërsa pjesën e mbetur e ka shkatërruar me urdhër të prokurorit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese