Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Zbulohet kutia me dhëmbë floriri, dyshohet se rusët kanë torturuar ushtarët dhe civilët ukrainas

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dhëmbë prej floriri të shkulur gjatë torturave nga gojët e ushtarëve ukrainas, janë zbuluar në territoret e pushtuara nga Rusia, nga trupat e Kievit.

Një kuti plastike e mbushur me më shumë se 200 dhëmbë dhe pjesë dentare është zbuluar nga ushtarët ukrainas në qytetin e Pisky-Rad’kivs’ki, në veriun e Ukrainës, pjesa lindore e qytetit Izyum, duke i drejtuar zyrtarët të besojnë që ata kanë zbuluar një pjesë e zinxhirit të torturave ruse.

Kur trupat ukrainase rifituan kontrollin  e disa rajoneve, një seri zbulimesh të errëta u bënë, veçanërisht në trupat e civilëve të torturuar të lëna rrugëve të Buchas dhe të gropusur në varre masive në Izyum.

Dhëmbët e floririt të lënë pas nga trupat ruse në tërheqje janë zbulimi i fundit që nxit një hetim mbi krimet e mundshme të kryera nga trupat e presidentit Vladimir Putin.  Banorët kanë zbuluar se gjatë pushtimit, forcat ruse plaçkitën dhe vodhën “çdo gjë dhe gjithçka”, përfshirë dhe dhëmbët e “floririt”, si nga të gjallët dhe të vdekurit.

Presidenti i Shoqatës së Konsulentëve Politikë të Ukrainës, Denis Bohush tha se zbulimi i dhëmbëve të floririt është raportuar në Komisionin e Krimeve të Luftës, rast që edhe do të hetohet.

“Kur forcat ukrainase çlirojnë qytete dhe fshatra nga pushtuesit rusë, zbulojnë mizori të reja. Kjo kuti me dhëmbë floriri u zbulua nga forcat tona, e cila tregon mizorinë  e ruseve, shkuljen e dhëmbëve të arit nga goja e ukrainasve të gjallë dhe të vdekur”, shtoi ai.

Vendi i torturave, u zbulua për herë të parë për publikun nga kryehetuesi në rajonin e Kharkiv, Serhii Bolvinov.

“Fqinjët dëgjonin vazhdimisht britma dhe ulërima nga këtu. Hetuesit gjetën një dhomë të tmerrshme torture në fshat. Policia është vënë në dijeni për torturën dhe varrosjen gjallë të civilëve ukrainas”,  tha ai.

Ushtarët ukrainas kanë avancuar në qytetet e pushtuara nga Rusia, duke shtyrë ushtrinë e kësaj të fundit në jug të vendit.

“Ushtria ukrainase po kryen një avancim të shpejtë dhe të fuqishëm në jug të vendit, si pjesë e operacionit aktual të mbrojtjes. Dhjetëra vendbanime janë çliruar tashmë nga referendumi i rremë rus vetëm këtë javë”, tha Zelensky.

Në informacionet e fundit të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, ushtria ukrainase ka avancuar deri në 20 km përtej lumit në qytetin Svatove, zonë e mbrojtur nga Rusia.

Më shumë




spot_img








spot_img