Zbulohet kush pagoi 450 milion dollarë për ‘Salvator Mundi’

Publikuar tek: bota, më 17:02 20-12-2017 Zbulohet kush pagoi 450 milion dollarë për ‘Salvator Mundi’

Piktura e Jezus Krishtit u shit për shifrën rekord prej 450 milion dollarë në shtëpinë e ankandeve Christie’s.

Gara ishte e vështirë pasi dëshira për të patur “Salvantor Mundi” në koleksionin privat të miliarderëve ishte tepër e lartë, por në telefon qëndronte një blerës anonim që dukej i vendosur.

Ai rriti çmimin disa herë derisa askush nuk deklaroi më shumë se 450 milion dollarë, dhe piktura u shit. Por kush qëndronte pas telefonit?

Sipas mediave amerikane piktura u ble nga Departamenti i Artit dhe Kulturës në Abu Dhabi. Por Departamenti në këtë rast ka patur vetëm rolin e ndërmjetësit, raporton Newsbomb.al.

Blerësi i vërtetë është Princi i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman.

dfrwefw3434gt3.jpg

Megjithatë piktura do të qëndrojë e ekspozuar në muzeun e Luvrit të Arabisë Saudite.

Por shpenzimet marramendëse të Bin Salman nuk ndalojnë këtu. Vetëm pak ditë pasi shpenzoi 450 milion dollarë për pikturën e famshme, New York Times raporton se Bin Salman është blerësi misterioz i vilës më të shtrenjtë në botë të shitur në vitin 2015.

Vila pranë pallatit të Versajës në Francë , “Chateau Louis XIV”, u bë pronë e Bin Salman për 300 milion dollarë. /Newsbomb.al

efwefw34g3g.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « OKB kundër Rusisë, miraton rezolutën për Krimenë
Kapet në Gjermani kamioni plot me kanabis shqiptar, e pabesueshme çfarë bën policia me të »
Article Logic
Execution time: 0.0043501853942871
array(1) { ["section"]=> string(64) "zbulohet-kush-pagoi-450-milion-dollare-per-salvator-mundi-103778" }