Hapësire reklamuese

Aktualitet

ZBULOHET kush ishte personi në kërkim që lëvizte me makinë me Endrit Doklen

Shkruar nga Newsbomb
ZBULOHET kush ishte personi në kërkim që lëvizte me

Është zbuluar dhe emri i të kërkuarit që po lëvizte në makinë me Endrit Doklen.

Burime për media bëjnë me dije se personi që ishte në makinë me Doklen është Fatjon Murati. Dokle është shoqëruar pasi policia kishte informacion se ai po lëvizte me Muratin që është në kërkim nga policia.

Mësohet se Dokle dhe Murati lëviznin bashkë me makinë të blinduar. Kujtojmë që emri i Fatjon Muratit doli nga grupi hetimit për ngjarjen te mbikalimi i Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Organi i akuzës kërkoi të merrte në pyetje në lidhje me atentatin me tre viktima, shtetasit Alesio Dobrozi, Rohan Brahimi dhe Fatjon Murati.

SHOQËROHET në polici Indrit Dokle, lëvizte me një person të shumëkërkuar (Detaje)

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.