Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Zbulohet kush është kryetari i partisë ‘Nisma Thurje’, ja ku do të kandidojë Rudina Hajdari

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4cc671bfd34b66fa9802d2845edc064b

“Nisma Turje” është partia e re e cila do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm, por deri më tani aktivistët e saj ende nuk e kishin zbuluar se kush ishte kryetari i tyre.

Por ditën e sotme në një intervistë për Report TV, Endri Shabani, një nga themeluesit e kësaj lëvizje, ka deklaruar se anëtarët e tjerë kanë zgjedhur atë për të qenë përfaqësuesi i tyre, pra Endri Shabani do të jetë kryetari i partisë “Nisma Thurje”.

I pyetur nëse deputetja Rudina Hajdari do të jetë nënkryetare e partisë, Shabani e mohoi, ndërkohë që tregoi se Hajdari do të kandidojë për deputete në qarkun e Shkodrës.

“”Për shkak të formalizmit grupi nismëtar më ka zgjedhur mua si kryetar. Hajdari do të jetë kryesuese e fushatës në Shkodër dhe do të jetë kandidate atje. Ligji kërkon që të kemi 180 kandidatë dhe jemi duke i mbledhur kandidatët sepse nuk i kemi ende”, tha Shabani.

Më shumë

spot_img
spot_img