Hapësire reklamuese

Rajoni

Zbulohet kush do të përfitojë milionat e eurove të siguracionit të Liridonës

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet kush do të përfitojë milionat e eurove të

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditë më parë në Kosovë, ku Liridona Ademaj mbeti e vrarë me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli, vijon të jetë në qendër të mediave dhe opinionit publik.

Më herët u tha se shkaku që Naim Murseli ndërmori këtë veprim makabër, duke urdhëruar vrasjen e bashkëshortes së tij, ishte për shkak të sigurimit të jetës së 30 vjeçares, e cila është edhe shtetase suedeze.

Së fundmi, gazetari Sokol Bregu ka bërë me dije se paratë e sigurimit të jetës së Liridona Ademajt do i përfitojnë dy djemtë e saj të mitur, Diani dhe Dioni.

Sa i përket kujdestarisë së tyre gazetari tha se me shumë mundësi fëmijët do i marrin gjyshërit.

 “Fëmijët marrin siguracionet, pra nëse e gjitha u bë për siguracionet e Liridonës, ato i përfitojnë ata. Pastaj se kush do i rrisë ata se shteti suedez, se gjykata e ka në dorë gjykata. Unë mendoj se fëmijët do i marrin gjyshërit. Kështu funksionon në shoqërinë e Kosovës, kështu duhet të funksionojë në këto momente. Duhet të rriten me gjyshërit pas asaj traume që kanë pësuar në ditën e vrasjes”, tha Bregu.

Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Fillimisht u tha se ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.

Mirëpo, më pas rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte porositur vrasjen e saj. Ky i fundit së bashku me dy fëmijët e çiftit u larguan nga mjeti, duke lënë 30-vjeçaren në makinë aty ku dhe ndodhi vrasja.

Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së janë tre të arrestuarit. Bashkëshorti i Liridonës dhe bashkëfshatari i tij Granit Plava, kanë pranuar se janë ata porositësi dhe ekzekutor. Madje, Granit Plava ka deklaruar para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli. Paratë, 15 mijë euro Naim Murseli i ka dhënë para ngjarjes dhe 15 mijë euro të tjera pas saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese