Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
2.1kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
10 °
Mar
8 °
E premte, 27 Janar, 2023

ZBULOHET ku është fshehur e dashura e Vladimir Putinit me 4 fëmijët e tyre

spot_img

Lajme të ngjashëm

Teksa partneri i saj Vladimir Putin është duke pushtuar Ukrainën, e dashura e tij, Alina Kabaeva, është zhvendosur në Zvicër.

Sipas mediave të huaja thuhet se ajo së bashku me katër fëmijët e tyre aktualisht po fshihen në Zvicër.  Ky fakt është zbuluar nga Page Six, faqja e New York Post, e cila merret kryesisht me thashethemet.

Putini u martua në vitin 1983, kur presidenti rus ishte agjent i inteligjencës për KGB-në. Ai u martua me Liudmila Shkrebneva, por u ndanë në vitin 2013, 30 vjet më vonë. Ndarja u njoftua nga të dy. Ish-bashkëshortja e Putinit nuk u shfaq shumë në publik, por ajo bëri punë kulturore dhe bamirësie si zonja e parë. Ajo rindërtoi jetën e saj në vitin 2016 me një burrë 20 vjet më të ri se ajo, Artur Ocheretni.

Ai ka qenë gjithmonë i lidhur me ish-gjimnasten Alina Kabaeva. Presidenti rus nuk e ka konfirmuar asnjëherë këtë marrëdhënie dhe i pyetur ai është përgjigjur se “gjithçka është në rregull”.

Alina Kabaeva është një politikane ruse, drejtore e mediave. Ajo fitoi dy medalje olimpike, të artë në Athinë dhe bronz në Sidnej.

Më shumë


spot_img








spot_img