Policia gjermane ka goditur një grup që merrej me trafikim të lëndëve narkotike, teksa kanë sekuestruar një sasi të madhe kokaine.
Mediat gjermane bëjnë me dije se në Bremen policia ka arritur të zbulojë një kontejner me kokainë. Janë sekuestruar 48 kilogramë kokainë me vlerë rreth 2.4 milionë, nëse do të shitej në treg.
Në lidhje me këtë këtë aktivitet kriminal janë arrestuar 11 persona, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Mes të arrrestuarve është një 39-vjeçar shqiptar që dyshohet se është edhe “koka” e këtij grupi kriminal.
Mediat e huaja shkruajnë se kokaina ishte kontrabanduar në Gjermani nga Amerika e Jugut. Kontejneri u soll fillimisht me anije në Hamburg.
“Gjatë shkarkimit të kontejnerit, gjashtë të dyshuar u arrestuan nga forcat speciale,” shpjegoi zëdhënësja e Zyrës së Hetimit të Doganës së Hanoverit, Julia Söllner.
Më pas policia ka ushtruar kontroll në disa banesa në Bremen, Delmenhorst dhe vende të tjera, ku janë arrestuar 5 persona. Policia ka sekuestruar peshore precise, telefona, dokumente, tre makina, llogari të ndryshme, 900 euro cash dhe një orë e cilësisë së lartë.